Gjykimi i personit të parë të paditur në lidhje me sulmet terroriste të 11 shtatorit, do të nisë më 14 tetor, pasi në paraqitjen e parë sot, avokatët e tij kërkuan pafajësi. I ndaluar për shkelje të ligjeve të migrimit, 33 vjeçari francez me prejardhje marokene, Zakarias Musaui, u akuzua në mesin e dhjetorit për komplot kundër Shteteve të Bashkuara. Nëse shpallet fajtor, Zakarias rrezikon dënimin me vdekje.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.