Ndërlidhjet

PODGORICË


Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq ka biseduar në Podgoricë me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Jugosllavi, Willam Montgomery për negociatat e Beogradit dhe Podgoricës për ardhmërinë e marrëdhënjeve të Serbisë dhe Malit të Zi ,njoton kabineti i tij.
Gjukanoviq ka përsëritur se referendumi në Mal të Zi imponohet si domosdoshmëri dhe se do të ishte joracionale që të stërzgjatet zgjidhja definitive.
Bashkëbiseduesit kanë konstatuar se në ate proces më e rëndësishme është të eliminohen tensionet dhe të sigurohet pjesëmarrja e të gjithë subjekteve relevante.
XS
SM
MD
LG