Ndërlidhjet

PRISHTINË


Subjektet politike shqiptare si dhe zyrtari më i lartë i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, dënuan sot aktin e vrasjes së deputetit Ismajl Hajdaraj.
“UNMIK-u do të bëjë të pamundurën për të kapur vrasësit dhe përcaktuar motivet” – ka thënë ushtruesi i detyrës së kryeadministratorit të Kosovës, Çarls Brajshou, në një kumtesë. Ambasadori Xhon Menzis, gjithashtu e ka cilësuar atentatin një akt mjeran dhe tha se ka ardhur koha që grupet politike në Kosovë, të marrin qëndrim shumë të fortë kundër kërcënimit, dhunës dhe terrorit politik.
Persona të panjohur e qëlluan tri herë në kokë mbrëmë përfaqësuesin e Lidhjes Demokratike në Kuvendin e Kosovës, para banesës së tij në Pejë.
50 vjeçari Hajdaraj, ishte baba i katër fëmijëve, me profesion inxhinier, kurse gjatë kohës së luftës, komandant i ish UÇK-së në zonën e Rugovës.
XS
SM
MD
LG