Ndërlidhjet

PRISHTINË


Nga një shpërthim në rrugën "Dëshmorët e Lirisë" në Gjakovë është plagosur rëndë oficeri i TMK-së, Idriz Balaj, së bashku me bashkëshorten e tij shtatzënë dhe fëmijën një vjeçar. Që të tre gjenden aktualisht në spital dhe me sa duket e shoqja ka humbur njërën këmbë.
"Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 23 kur familja Balaj ishte duke hyrë në shtëpi", informoi Barry Fletcher, zëdhënës i policisë së UNMIK-ut, për të shtuar se kanë nisur hetimet rreth rastit.
XS
SM
MD
LG