Ndërlidhjet

KANDAHAR/AFGANISTAN


Drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve të Shteteve të Bashkuara, FBI-së, Robert Mueller thotë se informatat e vjela nga marrjet në pyetje të terroristëve të al Kaidës të arrestuar në bazën afër Kandaharit kanë bërë të mundur parandalimin e sulmeve të reja terroriste ndaj caqeve amerikane anembanë botës.
Gjatë vizitës në Kandahar të Afganistanit, Mueller ka thënë se marrjet në pyetje si dhe dokumentat e gjetuar në Afganistan, kanë parandaluar sulmet e mëtejshme, pa hyrë në hollësi tjera.
XS
SM
MD
LG