Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i zyrës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, ambasadori John Menzies në një komunikatë të shpallur mbrëmë ka demantuar të jetë arritur ndonjë marrëveshje përfundimtare midis partive politike të Kosovës lidhur me ndarjen e funksioneve më të larta në organet e pushtetit, duke shtuar se bisedimet lidhur me këto çështje vazhdojnë.
“Dëshirojmë të sqarojmë se nuk ka kurrfarë propozimi përfundimtar për zgjidhjen e qorrrsokakut, por ne vazhdojmë të inkurajojmë partitë që të arrijnë marrveshje, e cila do të shpie në formimin e shpejtë të një qeverie”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG