Ndërlidhjet

VIENË


Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Sllobodan Çashule ka thënë në selinë e Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vienë se “paqja e përhershme në vendin e tij varet nga anëtarësimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian”, dhe ka vlerësuar se “kjo është e vetmja rrugë për një Evropë stabile dhe prosperuese, si shtëpi e përbashkët”.
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë ka thënë më tej se “ri-hyrja e forcave qeveritare të sigurisë në rajonet e ndijshme është provë esenciale për masat e mirëbesimit, jo vetëm midis policisë dhe popullatës vendore, por edhe midis fqinjve, çka është edhe më e rëndësishme”.
XS
SM
MD
LG