Ndërlidhjet

KARAÇI/UASHINGTON


Rrëmbyesit e gazetarit amerikan, Daniel Perl kanë kërkuar sot dy milionë dollarë për lirim e tij. Ata kanë dhënë një afat prej 36 orësh, deklaroi një zyrtar policie në Karaçi të Pakistanit.
Më herët, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush, ka thënë se Amerika dhe Pakistani po ndjekin me seriozitet të gjitha të dhënat që do të ndihmonin në gjetjen e reporterit të gazetës Wall Street Journal, të rrëmbyer në Pakistan.
UASHINGTON
Kancelari gjerman, Gerhard Schroeder ka deklaruar gjatë bisedimeve me presidentin amerikan George Bush se Gjermania është e gatshme të luajë rol aktiv në forcën paqeruajtëse në Afganistan, por nuk ka përmendur mundësinë e marrjes së komandës, pas përfundimit të mandatit britanik. Më herët gjatë javës, një zëdhënës i kancelarit Schroeder, pati sugjeruar se Gjermania mund të diskutojë marrjen e rolit udhëheqës në Afganistan, nëse lirohet nga roli drejtues në misionin në Maqedoni.
XS
SM
MD
LG