Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka konstatuar në një deklaratë, përparimet në zbatimin e rezolutës 12-44. Këshilli ka ftuar anëtarët e Parlamentit të Kosovës të tejkalojnë bllokadën rreth formimit të institucioneve të reja. Këshilli gjithashtu ka mbështetur bashkëpunimin ndërmjet UNMIK-ut, përfaqësuesve të zgjedhur kosovarë dhe autoriteteve jugosllave. Në kumtesë thuhet se Këshilli i Sigurimit riafirmon rëndësinë fondamentale të zbatimit të ligjit në Kosovë dhe mbështet përpjekjet për të luftuar krimin, dhunën dhe ekstremizmin. Duke ftuar liderët kosovarë që të punojnë në drejtim të jetësimit të ligjit dhe të një Kosove multietnike, të sigurt dhe me liri lëvizje për të gjithë, Këshilli i Sigurimit ka mbështetur kryeadministratorin e ri të Kosovës, Mihal Shtajner, i cili fillon detyrën sot.
XS
SM
MD
LG