Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush, ka vendosur “qeverinë në hije” për të siguruar që në rast sulmi katastrofal, qeveria e Shteteve të Bashkuara të vazhdojë punën. “Uashington Post” shkruan se George Bush, në orët e para pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit kishte vendosur që anëtarët e “qeverisë në hije” – rreth 100 zyrtarë civilë, të vendosen jashtë Uashingtonit. Burimet e “Uashington Post” pohojnë se ky plan i trashëguar nga koha e luftës së ftohtë, është aktivizuar për shkak të dyshimit se rrjeti terrorist Al-Kaida, mund të sigurojë bombë atomike “portabël”.
XS
SM
MD
LG