Ndërlidhjet

DOHA


Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Dick Cheney arriti nga Bahreini në Katar, gjatë turneut në 11 vendet e Lindjes së Afërt dhe ka
deklaruar se trupat amerikane do të qëndrojnë në vendet e Gjirit, duke i mbyllur kështu spekulimet se SHBA-të mund të tërhiqnin forcat e veta nga Arabia Saudite.
Ai tha gjithashtu se konflikti izraelito –palestinez është bërë “preokupim për secilin” dhe shpalli se presidenti George Bush ka ftuar autorin e iniciativës paqësore, trashëgimtarin e Fronit Saudit, princin Abdullah, për një vizitë sa më të afërt në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG