Ndërlidhjet

GJENEVË


Komisioni i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut hapi në Gjenevë sesionin vjetor me pjesmarrjen e 3.500 delegatëve duke u përqëndruar në luftën kundër terrorizmit dhe sfidat që paraqet kjo për të drejtat e njeriut.
Për herë të parë në historinë 56 vjeçare të Komisionit, Shtetet e Bashkuara do të kenë statusin e vëzhguesit.
Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Mary Robinson njoftoi në kumtesën e saj në hapje të sesionit se pas skadimit në shtator, nuk do të kërkojë mandat tjetër.
XS
SM
MD
LG