Ministri i brendshëm i Italisë, Klaudio Skajola, kumton se ka urdhëruar vendosjen e gjendjes së emergjencës në Siçili, me synimin që të kontrollohet më me efikasitet imigrimi ilegal. Njoftimi vjen një ditë pasi rojet bregdetare italiane dedektuan në ujrat e Siçilisë, një anije me 1 mijë pasagjerë klandestinë kurdë, të cilët i shoqëruan më pas në një qendër arresti.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.