Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë rënë dakord të organizojnë gjatë verës një konferencë ndërkombëtare për zgjidhjen paqësore ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve.
Sekretari i Shtetit Colin Powell e bëri publike këtë pas bisedimeve në Uashington me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Igor Ivanov, dhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara.
"Ne jemi përcaktuar të promovojmë negociata serioze dhe të përshpejtuara. Diskutuam edhe për përgatitjen më të mirë të konferencës ndërkombëtare", tha Powell, pa dhënë detaje për pjesëmarrësit apo vendin e mbajtjes.
Para kësaj, presidenti George Bush e rikonfirmoi vizionin e tij për shtetin e pavarur palestinez pranë Izraelit.
Bush tha se shteti palestinez duhet të jetë demokratik, e jo i mbështetur në terrorin dhe korrupsionin.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG