Ish presidenti amerikan Jimmy Carter sot pritet të fillojë vizitën 6-ditëshe në Kubë, në përpjekjet për të përmirësuar marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe ujdhesës nën pushtetin komunist.
Carter do të jetë personaliteti më i lartë amerikan që e viziton Kubën, prej ardhjes në pushtet të Fidel Castro-s në revolucionin e vitit 1959.
Gjatë vizitës, të cilën Carter e cilësoi si private, pritet të diskutohen çështjet e të drejtave të njeriut, dhe të disa disidentëve politikë kubanezë.