Ndërlidhjet

JERUSALEM


Qeveria izraelite thotë se këto vizita të përfaqësuesve amerikanë dhe evropianë janë “shenjë e mirë” dhe shfaqë shpresën se ata do të jenë në gjendje të bindin palestinezët që t,i japin fund “fushatës së tyre të terrorit”, që të mund të fillonin negociatat dhe të provohej arritja e një zgjidhje paqësore.
Zëdhënësi i qevertisë izraelite, Arie Mekel tha në Jerusalem se “derisa po bëhen përpjekje për vazhdimin e procesit paqësor, ne do të na duhet të vazhdojmë të luftojmë terrorin. Nuk do të ketë imunitet për terroristët. Ata nuk mund të presin që të vijnë e të vrasin izraelitë dhe pastaj të largohen dhe të shkojnë e të fshihen kudoqoftë në territoret e Autoritetit palestinez”, tha zëdhënësi i qeverisë izraelite.
XS
SM
MD
LG