Ndërlidhjet

LOKALITETI MEXHIDO/IZRAEL


Autoritetei palestinez hodhi poshtë akuzat izraelite se lideri palestinez është përgjegjës për sulmin me bomba kundër një autobusi në veri të Izraelit që la të vdekur 16 persoana. Pas sulmit, zëdhënësi i qeverisë izraelite, Arieh Mekel tha:
“Ne besojmë se Yasser Arafat qëndron prapa gjithë kësaj. Ai përhap të gjitha llojet e pëshpëritjeve lidhur me reforma shterpe, e tjera , e tjera, e në fakt nuk po bën asgjë lidhur me çështjen kryesore, e kjo është që më në fund t,i jap fund terrorit, të shpërndajë organizatat terroriste, dhe të pushojë së udhëhequri këta terroristë dhe sulmet e tyre kundër shtetit të Izraelit, tha Mekel.
Por, bashkëpuntori i Arafatit, Ahmed Abdel-Rahman tha se inkurzionet e fundit të Izraelit në territoret palestineze e kanë bërë të pamundur që shërbimet palestineze të sigurisë të jenë më efektiv.
XS
SM
MD
LG