Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, ai i mbrojtjes Donald Rumsfeld, i drejtësisë John Ashcroft dhe i Thesarit, Paul O’Neill, kanë folur sot në Kongresin amerikan në mbështetje të propozimit të presidentit Bush për ngritjen e departamentit të ri të Sigurisë së Atdheut, i cili do përqëndrohet në luftën kundër terrorizmit.
Powell sqaroi lidhur me masat e marra për parandalimin e terroristëve që të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.
“Shumica e kërkuesve të vizës amerikane duan të vijnë për arse të ligjshme si biznes, turizëm, arsim. Ne duam që ata të vijnë në shkollat tona, t’i vizitojnë vendet tërheqëse të Shteteve të Bashkuara, të marrin pjesë në aktivitetet e shërbimit tonë shëndetsor.
Megjithatë disa kërkojnë viza për qëllime kriminale, përfshirë dhe ata që synojnë sulme terroriste. Ne po punojmë për të siguruar se vetëm ata që nuk përfaqësojnë të keqen mund të vijnë në këtë vend”, tha Powell.
XS
SM
MD
LG