Ndërlidhjet

PRISHTINË


Gjatë 3 viteve të fundit është arritur përparim në rindërtimin e Kosovës, kurse institucionet ndërkombëtare financiare janë të kënaqura që janë pjesë e këtij përparimi, tha nënkryetari i Bankës Botërore, Johanes Lin, pas takimit me kryetarin Ibrahim Rugova në Prishtinë.
Rugova ndërkaq kërkoi që Banka Botërore të vazhdojë me ndihmat, para së gjithash në ndërtimin e rrugës Prishtinë - Durrrës.
Duke konfirmuar se ndërtimi i magjistrales Prishtinë Durrës është me rëndësi parësore për Bankën Botërore, Johanes Lin shfaqi shpresën se Kosova së shpejti do të bëhet anëtar i këtij institucioni financiar.
XS
SM
MD
LG