Ndërlidhjet

KABUL


Ministri i Jashtëm i Afganistanit njoftoi se 13 personat që u vranë dje në përplasje me forcat e sigurisë afgane,12 pakistanezë dhe një kirgiz, ishin anëtarë të al Kaidës, që sapo ishin arratisur nga burgu afër Kabulit.
“Ata ishin anëtarë të rrezikshëm të al Kaidës që ishin kapur pas 11 shtatorit gjatë fushatës kundër al Kaidës dhe mbetrurinave talibane”, tha ministri Abdullah Abdullah.
Ministri tha se të ata persona dje kishin shpërthyer burgun, kishin vrarë dy ushtarë afganë, rrëmbyer armët e tyre dhe marrë pengje në një fshat, para arritjes së përforcimeve nga garnizoni.
XS
SM
MD
LG