Ndërlidhjet

BUJANOC / PRESHEVË


Kandidati i bllokut politik shqiptar për kryetar të Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka fituar 53,5% të votave kundrejt rreth 46 % të fituara nga kandidati serb Novica Manojlloviç – ka deklaruar Fatmir Hasani, kryetar i degës së Bujanocit, nga Partia për Veprim Demokratik.
Po sipas zotit Hasani, në Këshillin Komunal të Bujanocit 23 anëtarë do të jenë shqiptarë dhe 18 serb.
Votimet janë zhvilluar dje edhe në Preshevë për postin e kryetarit të kësaj komune, ku përballë njëri-tjetrit kanë qenë dy kandidatët shqiptarë, Riza Halimi dhe Ramiz Zylfiu. Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pritet të shpallen në mbrëmje.
XS
SM
MD
LG