“Të gjithë të paraburgosurit janë arrestuar për veprat që kanë kryer, e jo se kanë qenë pjesëtarë të TMK-së apo ish UÇK-së”, tha zëvendës kryeadministratori i Kosovës Charles Brayshow.
Duke marrë pjesë në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, Brayshow tha se në Kosovë duhet të sundojë ligji dhe se askush nuk mund të jetë mbi të.
“Kosovarët në vitin 1999 na pritën me lule, dhe ende na i dhurojnë kur i vizitojmë”, tha Brayshow.
Ndërkaq komandanti i KFOR-it Marcel Valentin e ka shfaqur bindjen se zhvillimi i fundit i ngjarjeve nuk do t’i prishë marrëdhëniet midis qytetarëve dhe misioneve ndërkombëtare në Kosovë.
Ndërkohë në Podujevë dhe Gllogovc sot mijëra protestues demonstruan kundër arrestimeve të fundit të disa udhëheqësve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës.
Protestat kaluan qetë dhe pa incidente.