Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Arabia Saudite ka bërë me dije se do të lejonte të shfrytëzoheshin bazat e saja ushtarake për sulm ndaj Irakut nëse Kombet e Bashkuara sanksionojnë përdorimin e forcës kundër qeverisë së Saddam Hussein.
Ministri i Jashtëm saudit, Princi Saud al-Faisal ka deklaruar se po të autorizojë Këshilli i Sigurimit përdorimin e forcës kundër Irakut,”të gjithë janë të obliguar që ta zbatojnë”.
Ministri saudit i ka bërë thirrje Irakut që të ri-pranojë inspektorët e Kombeve të Bashkuara për armatimin që të tregojë se nuk zhvillonë armë bërthamore, kimike apo biologjike.
XS
SM
MD
LG