Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i përgjithëshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan kumtoi se qeveria irakiane është pajtuar për kthimin e pakusht të inspektorëve të OKB-së për armatimin dhe letrën që ka marrë do t,ia kalojë Këshillit të Sigurimit, i cili do të vendosë se çfarë hapash duhet të nd ërmerren.
Duke diskutuar sotë këte çështje me sekretarin amerikan të shtetit, Colin Powell, sekretari i përgjithëshëm i OKB-së tha: “Këto nuk do të jenë punë si rëndom apo përsëritje e asajë që ka ndodhur në të kaluarën” kurse Powell insistoi: “Dhe rruga e vetme se nuk do të jenë punë si rëndom dhe për ta bërë të sigurtë se nuk do të jetë përsëritje e së kaluarës, është që kjo të formulohet në një rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit”.
Shtëpia e Bardhë në një komunikatë e quajti si “hap taktik” ofertën irakiane dhe theksoi se nevojitet një rezolutë e re “efektive” e Këshillit të Sigurimit për t,u marrë me kërcënimin që paraqetë regjimi i Saddam Hussein.
XS
SM
MD
LG