Ndërlidhjet

MOSKË


Presidenti rus Vladimir Putin akuzoi liderin separatist çeçen, Aslan Maskhadov për gjenocid e tha se kurrë nuk do të hapë dioalogun me te, mbase po të veprohej ashtu do të ishte njësoj sikur të negociohej me liderin al Kaidas, Osama bin Laden apo shefin taliban Mullah Omar.
“Ai e çoi Çeçeninë në kollaps ekonomik, uri, shkatërrim komplet social e shpirtëror, gjenocid kundër anëtarëve të kombësive tjera që jetojnë në Çeçeni dhe shkaktoi viktima të shumta në mesin e vetë popullit Çeçen”, tha Putin.
Presidenti rus e quajti Maskhadovin “vrasës” e tha se lideri çeçen i futi Rusisnë dhe Çeçeninë në luftë, pasi ai kishte lejuar që Çeçenia të kalbet nën pushtetin e tij. Putin tha se situata në Çeçeni u keqësua pasi Rusia, në fakt, njohu pavarsinë e Çeçenisë në 1996-tën.
XS
SM
MD
LG