Ndërlidhjet

ANKARA


Udhëheqësit turq të pozitës dhe opozitës kanë kërkuar nga Bashkimi Evropian caktimin e një date për të filluar bisedimet lidhur me anëtarësimin në Bashkim.
Kreu i partisë në pushtet, Taip Erdogan ka theksuar se durimi i Turqisë po i afrohet fundit.
Bashkimi Evropian ka vlerësuar reformat e ndërmarra nga Turqia, por ka thënë se ato nuk janë të mjaftueshme.
Në takimin e dhjetorit në Kopenhagë, 10 vende do ftohen zyrtarisht për t’ju bashkangjitur BE-së. Turqia ka kërkuar për herë të parë anëtarësim në Bashkimin Evropian në vitin 1963.
XS
SM
MD
LG