Ndërlidhjet

BEOGRAD


Çështja e statusit final të Kosovës është “çështje për ardhmërinë”, dhe në këte çështje do të konsiderohen interesat e dy palëve, por as Prishtina dhe as Beogradi nuk do të kenë ndonjë të drejtë vetoje dhe as do të përjashtohen nga bisedimet për te, ka thënë shefi i delegacionit të Këshillit të Sigurimit, Ole Peter Kolbi pas bisedimeve që kishte në Beograd me zyrtarët jugosllavë dhe serbë.
“I dëgjuam synimet e shqipëtarëve të Kosovës, i dëgjuam edhe synimet e serbëve të Kosovës dhe autoriteteve të Beogradit, por çështja e statusit është çështeje për ardhëmërinë”, ka thënë shefi i misionit. Ai ka përsëritur se para fillimit të zgjidhjes së statusit të Kosovës duhet të arrihen standardet e caktuara, duke ftuar të gjitha bashkësistë në Kosovë që të bashkëpunojnë për arritjen e atyre standardeve.
Delegacioni do t,i paraqesë raportin Këshillit të Sigurimit për përshtypjet që mori nga vizitat në Prishtinë dhe Beograd.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG