Ndërlidhjet

Bush: Trupat turke të tërhiqen sa më shpejt


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush sot bëri thirrje për tërheqjen sa më të shpejtë të trupave turke nga Iraku.

"Inkursioni duhet të jetë i kufizuar dhe i përkohshëm. Me fjalë të tjera, ai nuk duhet të jetë afatgjatë. Turqit duhet të lëvizin shpejt, të arrijnë qëllimin e tyre dhe të dalin prej atje", tha presidenti Bush në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Komentet e tij pasuan takimet e Sekretarit të Mbrojtjes Robert Gates me zyrtarët e lartë turq në Ankara, ku në fokus të bisedimeve ishin operacionet ushtarake turke në veri të Irakut.

Gates u kërkoi autoriteteve turke t'i mbajnë operacionet "të kufizuara në kohë dhe caqet të jenë sa më të sakta".

Zyrtarët turq refuzuan të japin një datë për përfundimin e operacionit. Ministri i Mbrojtjes Vecdi Gonul tha se trupat do të tërhiqen kur të kenë kryer misionin.

Iraku i ka dënuar operacionet që filluan të enjten e kaluar.

Zyrtarët turqë kanë thanë se deri tash kanë vrarë 230 rebelë kurdë, ndërsa këta të fundit sot thanë se kanë vrarë 18 ushtarë turq.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG