Ndërlidhjet

Banja Llukë: Rihapet konsullata amerikane


Shtetet e Bashkuara e kanë rihapur misionin e tyre diplomatik në Banja Llukë, qendrën e serbëve të Bosnjes, e cila u mbyll javën e kaluar për shkak të dhunës.

Shërbimi për shtyp i konsullatës tha se "do të vazhdojë ta monitorojë situatën e sigurisë".

Konsullata u mbyll të premten pasi disa serbë që protestonin kundër pavarësisë së Kosovës u përleshën me policinë, teksa përpiqeshin ta sulmojnë misionin diplomatik të Shteteve të Bashkuara.

Gjatë përleshjeve u lënduan pesë policë, dy prej tyre seriozisht, ndërsa u arrestuan 27 protestues.

Në një protestë tjetër, e cila u mbajt të martën para konsullatës amerikane, qindra veta u përleshën me policinë, me ç'rast gjashtë veta u lënduan, përfshirë katër policë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG