Ndërlidhjet

Në Rusi u mbajtën zgjedhjet për president


Në Rusi sot u mbajtën zgjedhjet presidenciale. Një zyrtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tha se pjesëmarrja në votime deri në orët e pasditës ishte afro 48%. Dalja e lartë e votuesve konsiderohet gjë e volitshme për favoritin Dmitry Medvedev, që është i zgjedhuri i presidentit aktual, Vlladimir Putin.
Disa liderë opzitarë tashmë kanë bërë akuza për vjedhje në këto zgjedhje dhe kanë theksuar se kanidadatët e pavarur anti-Kremlin ishin penguar nga autoritetet që të marrin pjesë në zgjedhje.
XS
SM
MD
LG