Ndërlidhjet

Karamanlis dhe Fico diskutojnë për Kosovën


Deklarata e pavarësisë së Kosovës paraqet shkelje të ligjit ndërkombëtar, i cili mund të nxitë reaksion vargor, tha kryeministri i Sllovakisë.

Duke folur gjatë një vizite në Greqi, Robert Fico, i cili ka shprehur rezerva rreth pavarësisë së Kosovës, tha se pozicionet e dy vendeve janë "shumë të afërta".

"Ndarja e një shteti mund të krijojë një varg pasojash negative në vendet tjera", tha Fico pas takimit me homologun grek Costas Karamanlis.

Kryeministri i Greqisë tha se "çdo vend në familjen evropiane është i lirë që të marrë vendimin e vet mbi çështjen e pavarësisë" së Kosovës.

Karamanlis gjithashtu ka kërkuar "rritjen e pranisë së KFOR-it dhe misionit evropian, sepse prioriteti i parë është paqja dhe stabiliteti në një rajon të vështirë".
XS
SM
MD
LG