Ndërlidhjet

BE diskuton për ndryshimet klimatike


Udhëheqësit e Bashkimit Evropian, në ditën e dytë të samitit në Bruksel, sot pritet t'i vazhdojnë diskutimet për ndryshimet klimatike.

Pasi kryesoi ditën e parë të tubimit, kryeministri i Sllovenisë Janez Jansha tha se të gjithë 27 liderët janë dakorduar të miratojnë liberalizimin e tregut evropian të energjisë në muajin qershor, ndërsa në dhjetor edhe paketën e masave për luftimin e ngrohjes globale dhe promovimin e energjisë së gjelbërt.

Jansha tha se plani nuk do të jetë barrë e madhe për industrinë e Evropës.

Plani synon të përmbushë qëllimin e bllokut për reduktimin e emisionit të dioksid karbonit për 20 % deri në vitin 2020, dhe të rritë shfyrytëzimin e energjisë së erës, së diellit dhe burimeve tjera.
XS
SM
MD
LG