Ndërlidhjet

Angela Merkel vizitoi Memorialin e Holokaustit


Kancelarja gjermane, Angela Merkel vizitoi sot Memorialin e Holokaustit, gjatë vizitës së saj në Izrael, në kuadër të shënimit të 60 vjetorit të themelimit të shtetit izraelit.

Zonja Merkel, pastaj u nis për të marrë pjesë në mbledhjen e përbashkët ministrore izraelito-gjermane, që është e para e këtij lloji.

Nesër parashihet që kancelarja gjermane të flasë në Parlamentin e Izraelit.

Mbrëmë, posa arriti në Tel Aviv, Angela Merkel tha se Gjermania ka "përgjegjësi speciale" ndaj Izraelit dhe premtoi të punoj për arritjen e paqes në Lindjen e Mesme.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG