Ndërlidhjet

AI: Kina ka bërë më së shumti ekzekutime në botë


Në raportin e saj vjetor për ekzekutime, organizata Amensty International thotë se Kina ka ekzekutuar më së shumti njerëz në botë, gjatë vitit të kaluar. Sipas këtij raporti Kina ka ekzekutuar 470 vetë, por në të thuhet se të dhënat e sakta, që mbahen sekrete nga autoritetet kineze, mund të jenë me mijëra.

Amnesty International thotë se pesë vende: Kina, Irani, Arabia Saudite, Pakistani dhe Shtetet e Bashkuara, janë përgjegjëse për 88 përqind të ekzekutimeve të njohura gjatë vitit të kaluar.

Sipas raportit, Irani ka kryer më se 370 ekzekutime.

Shtetet e Bashkuara radhiten në vendin e pestë me 42 ekzekutime.
XS
SM
MD
LG