Ndërlidhjet

Tiranë: OSBE-ja mbështet ndryshimet kushtetuese


OSBE-ja ka mirëpritur ndryshimet në sistemin zgjedhor të Shqipërisë. Ambasadori i kësaj organizate në Tiranë, Robert Bosch ka theksuar gjatë ditës se megjithatë "çështjet që kanë të bëjnë me administrimin e zgjedhjeve, ankesat për zgjedhjet, financimin e partive poltike dhe pjesëmarrjen e femrave si kandidate, mbeten ende për tu adresuar".

Ndryshimet në sistemin zgjedhor u bënë në orët e para të ditës së sotme pas një seance të gjatë parlamentare, ku në votimin përfundimtar 115 deputetë votuan pro dhe 13 kundër.

Ndryshimet përfshinin dhe procedurat për mocion mosbesimi, zgjedhjen e presidentit si dhe statusin e prokurorit të përgjithshëm.

Ndryshimet u mbështetën nga dy partitë më të mëdha në vend, PD-ja në pushtet dhe PS-ja në opozitë.
Ndryshimet janë kundërshtuar nga katër parti të vogla të opozitës.
XS
SM
MD
LG