Ndërlidhjet

Koshtunica viziton Kosovën


Kryeministri në largim i Serbisë, Vojisllav Koshtunica, viziton sot veriun e Kosovës, në kuadër të fushatës parazgjedhore për votimet e së dielës.

Edhe ministri serb për Kosovën, Slobodan Samarxhiq, i cili gjithashtu vjen nga Partia Demokratike e Serbisë e zotit Koshtunica, është duke vizituar disa pjesë tjera të banuara me serbë në Kosovën qendrore.

Që të dy pritet të përmbyllin fushatën parazgjedhore të kësaj partie në Kosovë.
XS
SM
MD
LG