Ndërlidhjet

BE: Investime në infrastrukturë në Ballkan


Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të rrisin mbështetjen për investimet në infrastrukturë në Ballkanin Perëndimor.

Në takimin në Bruksel, zyrtarët e BE-së gjithashtu kanë mbështetur 1 miliard eurot që do të akordohen përmes Bankës Evropiane të Investimeve dhe organizatave tjera financiare.

Deri tash, Bashkimi Evropian është fokusuar në ndihmat për ndërtimin e rrugëve dhe elektranave, por shpreson që në vitet e ardhshme të financojë edhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
XS
SM
MD
LG