Ndërlidhjet

Bush: SHBA ka lidhje të pathyeshme me Izraelin


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush iu drejtua parlamentit izraelit me rastin e 60 vjetorit të krijimit të Izraelit. Bush i tha Knessetit se Shtetet e Bashkuara kanë një lidhje të pathyeshme me Izraelin.

Ai gjithashtu e lëvdoi Izraelin si shtet demokratik dhe tha se ky vend ka të drejtë të vetëmbrohet.

"Ne gjithashtu besojmë se shtetet kanë të drejtën të mbrojnë veten, dhe se asnjë vend kurrë nuk duhet të detyrohet të negociojë me vrasësit, të cilët kërkojnë shkatërrimin e tij", tha Bush.

Ai gjithashtu tha se Shtetet e Bashkuara janë me Izraelin në "kundërshtimin e vendosur" për "ambicjet bërthamore të Iranit".

Kryeministri Ehud Olmert, i cili foli para presidentit amerikan, tha se Izraeli është i gatshëm për paqe, dhe se ai po punon rreth vizionit amerikan për një marrëveshje paqësore izraelito-palestineze.

Ndërkohë, palestinezët sot shënuan 60 vjetorin e asaj që e quajnë "katastrofë", apo siç njihet në arabisht "al-Nakba", kur qindra mijëra palestinezë i braktisën shtëpitë e tyre apo u detyruan nga trupat izraelite pas krijimit të shtetit të Izraelit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG