Ndërlidhjet

McCain: Lufta në Irak mund të fitohet për 4 vjet


Kandidati presidencial republikan John McCain tha sot se beson që lufta në Irak mund të fitohet për rreth katër vite, duke lënë atje një demokraci funksionale, dhe duke mundësuar që shumica e trupave amerikane të kthehen në shtëpi.

Rivalët e tij demokratë në garën për Shtëpinë e Bardhë, Barack Obama dhe Hillary Clinton, janë zotuar se trupat amerikane do t'i kthejnë menjëherë.

McCain i quajti premtimet e tilla të pamatura, dhe shtoi se ndryshimet e nivelit të trupave në Irak do të duhej të përcaktohen nga kushtet në teren.
XS
SM
MD
LG