Maqedonia nuk ka caktuar kurrfarë afati për njohjen e Kosovës dhe një vendim të tillë nuk do të merr nën kurrfarë presionesh, ka deklaruar kryeministri Nikolla Gruevski, partia e të cilit VMRO-DPMNE triumoi në zgjedhjet parlamentare të së dielës.
Gruevski ka thënë se partitë shqiptare i kanë bërë presion për njohjen e Kosovës, por ka shtuar se qeveria nuk i sjell vendimet në bazë të presioneve.
"Ka pasur presion të madh, por Maqedonia ka interesa shtetërorë, ka politikën, argumentet dhe partnered e saj. Ekziston NATO-ja dhe BE-ja. Ne nuk jemi indiferentë ndaj presioneve, por nuk i marrim vendimet nën presione", ka thënë Gruevski, për të shtuar se "nuk ka afate" për njohjen e Kosovës.