Ndërlidhjet

Bardot dënohet për deklaratat anti myslimane


Ikona e filmit francez Bridgitte Bardot u shpall fajtore për inicim të urrejtjes racore, për shkak të deklaratave se myslimanët po shkatërrojnë Francën.

Ajo u dënua me 23 mijë dollarë gjobë për shkak të letrës që dy vite më parë i kishte dërguar ministrit të atëhershëm të brendshëm Nicolas Sarkozy, tani president, kundër ritualeve të flijimit të kafshëve në festat e myslimanëve.

"Franca është e lodhur duke lejuar që të tërhiqet prej hundës nga kjo popullësi që po na shkatërron ne dhe vendin tonë" kishte shkruar Bardot, e njohur për fushatat e saj në mbrojtje të të drejtave të kafshëve.


Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG