Ndërlidhjet

Bush: Respektoj vendimin e Gjykatës


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush tha se do të respektojë vendimin e Gjykatës Supreme rreth të dyshuarve për terrorizëm, që mbahen në Guantanamo Bay.

"Do të respektojë vendimin e gjykatës. Kjo nuk do të thotë se duhet të pajtohem me të. Mospajtimi i atyre që kundërshtuan bazohej në shqetësimet serioze për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara" tha Bush duke komentuar vendimin e Gjykatës, gjatë vizitës në Itali, ku u takua me kryeministrin Silvio Berlusconi.

Gjykata Supreme e SHBA-ve tha sot se të huajt e dyshuar për terrorizëm që mbahen në bazën Guantanamo Bay, kanë të drejtë të kundërshtojnë mbajtjen në arrest tek gjykatat civile.
XS
SM
MD
LG