"Economist"
Ky muaj mbase do të shënohet në histori si një prej muajve më domethënës në Ballkan.
Në Serbi, edhe gjashtë javë pas zgjedhjeve, qeveria ende nuk është formuar, por njohësit e rrethanave thonë se një gjë e këtillë mund të ndodhë brenda pak javësh. Serbia ka nevojë urgjente për një qeveri për të marrë vendime mbi Kosovën dhe vijat e veprimit të kësaj qeverie të re tash kanë filluar të dalin në sipërfaqe.
Në Kosovë, pakica e pabindur serbe e ka përshëndetur Kushtetutën e re të Kosovës duke paralajmëruar formimin e parlamentit paralel. Që prej shpalljes së pavarësisë, Kosovën e kanë njohur 43 vende, përfshirë këtu Shtetet e Bashkuara dhe 20 nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Rusia, ndërkaq, ka qenë zëshëm kundërshtare e pavarësisë. Spanja, Kina dhe të tjerët nuk kanë qenë aq të zëshme, por, megjithatë, kanë shkaktuar telashe. Nën presionin e Rusisë, Ban Ki Moon, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, ka vendosur ta rikonfigurojë misionin e vet në Kosovë, duke u zotuar ndërkohë për një sforcim të rolit të Bashkimit Evropian.
Dhe, meqë marrëveshje për këtë gjë ende nuk ka, është krijuar një konfuzion se kush do ta ketë autoritetin në Kosovë, edhe pse misioni evropian "EULEX" ka filluar gradualisht zbarkimin në gjithë territorin e Kosovës, ndonëse jo ende në rajonet e banuara me serbë.
Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, ka premtuar se "shumë njerëz do të befasohen nga vullneti i qeverisë së re serbe që të jetë pjesë e zgjidhjes dhe jo e problemit". Ai nuk e thotë se çfarë planesh saktësisht ka qeveria e re. Por, për ta përshpejtuar procesin e integrimit në bllokun evropian, për të cilin Jeremiq thotë se është domosdoshmëri, Serbia duhet të gjejë rrugë për ta lënë Kosovën mënjanë si një burim potencial të konfliktit.
Qeveria mund të adoptojë në këtë drejtim një qasje dykahëshe. Mund të kërkojë nga Këshilli i Sigurimit një rezolutë të re, nëpërmjet së cilës do t'i jepej autoriteti formal Bashkimit Evropian në Kosovë. Por, njëkohësisht, mund të kërkojë edhe nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të japë një mendim këshillëdhënës për ligjshmërinë e deklaratës së pavarësisë së Kosovës.
Një gjë e këtillë është e lehtë të thuhet, por e vështirë të realizohet. Në këtë kuadër, një diplomat nuk mendon se të turpërosh 20 vende anëtare të Bashkimit Evropian me një mendim të Gjykatës Ndërkombëtare, mund të përshpejtojë integrimin evropian të Serbisë.
Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme. Por, Bashkimi Evropian, sikurse edhe Serbia, duhet të gjejë një rrugë për të krijuar hapësirë ligjore për vendosjen e misionit evropian në Kosovë.