Ndërlidhjet

Dinosha: Mali i Zi të njohë Kosovën sivjet


Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve në Mal të Zi, Ferhat Dinosha ka vlerësuar se "do të ishte mirë" që Mali i Zi të njohë Kosovën gjatë këtij viti "në paketë" me Maqedoninë.

Dinosha i tha shtypit në Podgoricë se Mali i Zi "do të duhej të japë përgjigje" për pavarësinë e Kosovës.

"Ndoshta do të ishte mirë që njohja të bëhet në paketë me Maqedoninë. Të dy shtetet synojnë integrimet, dhe ky do të ishte hap i rëndësishëm në atë drejtim", ka thënë kryetari i njërës nga tre partitë shqiptare në kuvendin malazez.
XS
SM
MD
LG