Ndërlidhjet

Gates lë Microsoft-in për aktivitete bamirëse


Shefi i kompanisë Microsoft, Bill Gates nuk do të punojë më me kohë të plotë për kompaninë që e themeloi dhe e drejton vetë për 33 vjetë me rradhë.

Ai do t'i kushtojë më shumë kohë aktiviteteve bamirëse të Fondacionit Bill e Melinda Gates.

Microsoft është kompania më e madhe e prodhimit të programeve kompjuterike, kurse vetë Bill Gates deri para pak kohësh ishte njeriu më i pasur në botë.
XS
SM
MD
LG