Ndërlidhjet

Tom Casey: Kërcënimi ndaj gazetarëve i papranueshëm


Departamenti amerikan i shtetit tha se "është thellë i prekur" nga burgosja dhe keqtrajtimi fizik i gazetarit Sazak Durdymuradov, që raporton për programin për Turkmeni të Radios Evropa e Lirë.

Më herët këtë javë, Radio Evropa e Lirë njoftoi se gazetari Durdymuradov ishte arrestuar dhe torturuar pasi ai refuzoi që të mos punoj për këtë radio në Turkmeni.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Tom Casey, tha se "përpjekja për t'i kërëcnuar gazetarët është e papranueshme dhe shkelje e të drejtave të njeriut".
XS
SM
MD
LG