Ndërlidhjet

Nju Jork Tajms: Qeveria e re e Serbisë prodhim i "lidhjes së pabesueshme"


Qeveria e re e Serbisë është prodhim i "lidhjes së pabesueshme" të socialistëve, që dikur udhëhiqeshin nga Sllobodan Millosheviqi dhe Partisë Demokratike të presidentit Boris Tadiq, shkruan e përditshmja Nju Jork Tajms.

Gazeta thekson se disa persona liberalë në Perëndim dhe në Serbi janë të shqetësuar me kurorëzimin politik të demokratëve properëndimor dhe ish nacionalistëve, të cilët kontribuan që Ballkani të zhytej në një dekadë lufte. Gazeta transmeton fjalët e Boris Tadiqit se kjo lidhje politike ishte domosdoshmëri, që do të çoj drejt pajtimit kombëtar.

Mëtutje, Nju Jork Tajms thekson se diplomatë perëndimorë shpresojnë se qëndrimi i ri i Qeverisë proevropiane do ta zbusë kundërshtimin e fuqishëm ndaj pavarësisë së Kosovës, nëse jo në praktikë atëherë së paku në fjalë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG