Ndërlidhjet

Darfur: Vriten 7 paqëruajtës


Shtatë pjesëtarë të misionit të përbashkët paqëruajtës, OKB-Union Afrikan, janë vrarë në Darfur nga persona të armatosur.

Zëdhënësja e OKB-së Michele Montas tha se ata u sulmuan nga qindra veta të armatosur dhe përleshjet kanë zgjatur rreth dy orë.

Sulmi paraqet shkeljen më të rëndë të misionit paqëruajtës, që nga vendosja në Darfur, në fillim të vitit.

Rreth 300 mijë persona kanë humbur jetën dhe rreth 2.5 milionë kanë mbetur pa strehë gjatë konfliktit në Darfur.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG