Ndërlidhjet

Berisha: Shteti i Kosovës po konsolidohet


Pozitat e shtetit të Kosovës po konsolidohen dita – ditës, tha sot kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, gjatë takimit me deputetët e Komisionit për Integrim të Kuvendit të Kosovës.

Kryeministri Berisha shprehi angazhimin e qeverisë shqiptare dhe atë për të lobuar për njohjen e mëtejshme të pavarësisë së Kosovës.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Lulzim Basha tha se Shqipëria do të mbështesë Republikën e Kosovës në rrugën e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare dhe integrimin e saj në strukturat evroatlantike.
XS
SM
MD
LG