Ndërlidhjet

Irani mirëpret paralajmërimet e SHBA


Ministri i Jashtëm i Iranit Manuchehr Mottaki tha se Teherani është i hapur rreth idesë për bisedime me Shtetet e Bashkuara, për vendosjen e seksionit për interesat amerikane në Iran dhe lancimin e linjës së drejtpërdrejt ajërore.

Ai cilësoi "pozitive" edhe paralajmërimin për pjesëmarrjen e përfaqësuesit amerikan në bisedimet e ardhshme ndërkombëtare në Gjenevë, rreth programeve bërthamore të Teheranit.

Gjatë vizitës në Turqi, Mottaki tha se Teherani i ka marrë vesh nga mediat planet e Uashingtonit për hapjen e seksionit të interesit në Teheran, si hap i parë drejtë hapjes së ambasadës, pas afro 30 viteve të shkëputjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve.
XS
SM
MD
LG